Anulohet gjykimi për Llatasin, lënda “Total” akoma në fazën e dëshmive - Bota Sot
Anulohet gjykimi për Llatasin, lënda “Total” akoma në fazën e dëshmive

Maqedonia

Anulohet gjykimi për Llatasin, lënda “Total” akoma në fazën e dëshmive

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 11:27
Dragan Pavlloviq Latas

Seanca e sotme për rastin “Total” në të cilën i akuzuar është gazetari Dragan Pavlloviq Latas është shtyrë më 17 tetor për shkak të mungesës së një anëtari të Këshillit Gjyqësor.

Kjo lëndë akoma është në fazën e dëshmive.

Latas në rastin “Total” është i akuzuar për shmangie të taksave si pronar dhe menaxher i kompanisë së shërbimeve të marketingut dhe këshillimit “Total” DOOEL Shkup, “Mediamax” dhe “Total Media Center” DOOEL Shkup.

Sipas aktakuzës, në periudhën nga 2008 deri në 2015 së bashku me personat juridikë, me qëllimin për të shmangur taksat në llogaritë përfundimtare dhe deklaratat tatimore, kanë dorëzuar informacione false.

Sipas prokurorisë, personat juridikë dëmtuan buxhetin me 121,000 euro dhe të dyshuarit me 63,000 euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...