Qeveria dhe Këshilli i Ambasadorëve do të bashkëpunojnë për çështje të politikës së jashtme

Maqedonia

Qeveria dhe Këshilli i Ambasadorëve do të bashkëpunojnë për çështje të politikës së jashtme

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 14:35
Ilustrim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është takuar me përfaqësues të Këshillit të ri të ambasadorëve: kryetarin Lupço Arsovski, nënkryetarin Muhamed Halili dhe anëtarët e Këshillit Ekzekutiv, Tihomir Ilievski, Nano Ruzhin dhe Iljaz Sabriu, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.

Në takim janë përshëndetur politikat e Qeverisë që e hapën rrugën për integrimet në NATO dhe në BE të vendit. Është vlerësuar se Qeveria e bëri të nevojshmen që ta vendosë shtetin në rrugë të drejtë dhe se integrimet e suksesshme janë një mundësi e vërtetë për zhvillim ekonomik të vendit.

Bashkërisht është shprehur pritje se do të vlerësohen arritjet e vendit në planin vendor dhe ndërkombëtar dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut, siç meriton, do të marrë vendim pozitiv nga Këshilli i BE-së në tetor dhe datë për fillimin e negociatave.

Në takim ishte sqaruar misioni i asociacionit të ambasadorëve dhe ish-ministrave të punëve të jashtme,Këshilli i Ambasadorëve, që. siç tha, është themeluar me qëllim që të ndihmohet në krijimin dhe zbatimin e suksesshëm të politikës së jashtme rajonale dhe ndërkombëtare dypalëshe dhe multilaterale dhe integrimet në NATO dhe në BE, përmes mbështetjes dhe shkaktimit të institucioneve kompetente për politikë të jashtme, të marrin vendime cilësore dhe të drejta të bazuara në bazë të analizave gjithëpërfshirëse dhe cilësore.

Anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve thanë se si njerëz me përvojë të madhe profesionale dhe jetësore, në të cilat ka investuar shteti, dëshirojnë t’ia kthejnë ato njohuri vendit të vet.

Kryeministri Zaev shfaqi mbështetje në nismën e anëtarëve të Këshillit të Ambasadorëve t’i ndihmojnë shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat