Agapi Dika dëshmon në Prokurori në lidhje me rastin “Haraçi”

Maqedonia

Agapi Dika dëshmon në Prokurori në lidhje me rastin “Haraçi”

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 14:36
Agapi Dika

Kryetarja e Aleancës Ndërkombëtare, Agapi Dika, për dy orë ka dëshmuar në Prokurori në lidhje me rastin “Haraçi”.

Gjatë daljes nga Prokuroria ajo tentoi t’i shmang gazetarët duke dalur nga dera e prapme e Prokurorisë.

Ajo tha se nuk ishte në dijeni për 700.000 eurot që pensionistja Todorovska i kishte transferuar në llogarinë e tyre.

Jozyrtarisht mësohet se ajo është ftuar nga Prokuroria, pasi si kryetare e Kuvendit të Aleancës Ndërkombëtare ka qenë nënshkruese e marrëveshjes me biznesmenin nga Manastiri, Siljan Micevski, për ndërtimin e shtëpive për pleq.

Micevski i cili gjithashtu ka dhënë dëshmi në Prokurori, disa herë e ka ndërruar deklaratën e tij.

Sot në Prokurori është thirrur edhe biznesmeni Zoran Azmanovski, i cili më parë kishte deklaruar se të njëjtët persona kishin zhvatur edhe atë.

Përndryshe, në rastin “Haraçi” dyshohen ish-prokurorja speciale Katica Janeva, Bojan Jovanovski “Boki 13” dhe si dhe biznesmeni Zoran Milevski, të cilët për momentin janë në paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat