Ka mbaruar marrja në pyetje e Bojan Jovanovskit tek Vilma Ruskovska për rastin “Haraçi”. Marrja në pyetje e cila zgjati një orë, “Boki 13” ka refuzuar të dëshmojë para Ruskovskës sepse nuk iu janë prezantuar dëshmitë e mbledhura nga Prokuroria, informon “A1on”.
“Boki 13” u arrestua më 15 korrik të këtij viti në vendkalimin kufitar “Bogorodica” gjatë përpjekjes për tu arratisur për shkak të dyshimit të zhvatjes së parave nga biznesmeni Orce Kamçev.
Nga ana e Gjykatës iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, e cila pastaj iu vazhduar.
Sipas hetimit të cilën e udhëheq Ruskovska, “Boki 13” së bashku me Zoki Kiçec dy herë kanë marrë 1.5 milionë euro nga tetë të kërkuarat me premtimin se nëpërmes ish-shefës së PSP-së, Katica Janeva do të ndalojnë procedurën ose do të ja lehtësojnë dënimën në procedurë.