Seancë për zgjedhjen e kryetarit të Entit Shtetëror për Revizion

Maqedonia

Seancë për zgjedhjen e kryetarit të Entit Shtetëror për Revizion

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 08:39
Seancë për zgjedhjen e kryetarit të Entit Shtetëror për Revizion

A do të zgjedhet përfundimisht njeri të parë në revizionin shtetëror, do të mësohet pas seancës së sotme të Komisionit për Çështje Zgjedhore dhe Emërimeve.

Kryetari i këtij Komisioni, Ilija Dimovski për sot ka caktuar vazhdime të pesë seancave të këtij trupi kuvendor në të cilët ka pika të mbetura të rendit të ditës gjegjësisht nuk është kryer zgjedhja e anëtarëve të tjerë të komisioneve kuvendare, drejtorit dhe zëvendësit të Drejtorisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale, anëtarëve të Komisionit për Parandalim të Diskriminimit, këshilla për ndarjen e çmimeve dhe të tjerë.

Tani për tani nuk dihet kush do të jetë drejtor i Entit shtetëror për revizion. Nëse nuk zgjidhet revizori i përgjithshëm ekziston rrezik për bllokadë të punës së ESHR, i cili është kompetent, mes tjerash edhe për përgatitjen e raporteve për punë financiare të institucioneve dhe gjithashtu nuk do të ketë nënshkrues për pagën e të punësuarve.

Më 4 tetor skadon mandati i zëvendësdrejtorit të Entit shtetëror për revizion Naser Ademi, i cili deri më tani ishte nënshkrues dhe e ka kryer punën e revizorit të përgjithshëm.

Përzgjedhja e revizorit të përgjithshëm kryhet në seancë plenare të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat