Rasti “Tortura” shtyhet për më nëntë nëntor

Maqedonia

Rasti “Tortura” shtyhet për më nëntë nëntor

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 12:33
Rasti “Tortura”

Seanca gjyqësore për rastin “Tortura” për mënyrën e arrestimit të Ljube Boshkovskin në vitin 2011 është anuluar për më 9 tetor, për shkak të trajtimit mjekësor të dyshuarit të pestë, Petar Milloshevski i cili ka lënduar gjurin.

Procesi gjyqësorë të cilën e udhëheq gjyqtarja Aleksandra Ristevska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lubomir Lape.

Prokurori publik Lape në fillim të seancës largoi nga lista e propozimit që Ivo Kotevski të jetë dëshmitarë në rastin “Tortura”.

Më herët gjyqtarja i informoi të pranishmit se dy herë kanë tentuar që ta gjejnë dhe ta informojnë Kotevskin që të dëshmojë, por nuk kanë arritur të bien në kontakt me të.

Në rastin “Tortura” së bashku me ish-shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-shefin e njësisë “Alfa”, Ivica Anetevski-Puki akuzohen edhe pesë persona të kësaj njësie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat