Atanasov: Kafshët shtëpiake duhet të vaksinohen kundër tërbimit

Maqedonia

Atanasov: Kafshët shtëpiake duhet të vaksinohen kundër tërbimit

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 15:25
Zoran Atanasov

Pronarët e kafshëve shtëpiake e kanë për obligim ta vaksinojnë kafshët shtëpiake me vaksinë kundër tërbimit.

Këtë sot e tha drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov i cili mori pjesë në shënimin e Ditës kundër tërbimit, që u mbajt në parkun e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vitin e kaluar 3045 kafshë shtëpiake janë vaksinuar kundër tërbimit, deri më 24 shtator të këtij viti, janë vaksinuar 60.000 kafshë shtëpiake.

“Edhe pse në sistemin tonë ka mbi 67.000 kafshë shtëpiake të identifikuara, një pjesë e tyre ende nuk i kanë vaksinuar dhe dua t’u bëj thirrje që këtë detyrim ligjor ta realizojnë. Me vaksinimit e kafshës kundër tërbimit, pronarët mbrojnë veten dhe të afërmit rreth tij”, tha Atanasov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat