Aksident në rrugën Strugë-Dibër, dy persona të lënduar

Maqedonia

Aksident në rrugën Strugë-Dibër, dy persona të lënduar

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Rreth orës 2:00 është denoncuar se në rrugën Strugë-Dibër ka ndodhur një aksident mes automjetit ‘BMW’ me tabela të Shkupit, e drejtuar nga N.I (39)  nga Struga dhe motoçikletës ‘Suzuki’ me tabela të Manastirit, e drejtuar nga 17 vjeçari nga fshati Labunishtë.

“Në aksident dy adoleshentët kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe janë bartur në spitalin ‘Shën Erazmo-Ohër'”, thuhet në njoftimin e MPB-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer prokurori publik dhe ekipi i stacionit policor Strugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat