LSDM përkrah një njësi zgjedhore dhe lista të hapura

Maqedonia

LSDM përkrah një njësi zgjedhore dhe lista të hapura

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 11:14
Foto

Siç njofton shërbimi kuvendar për shtyp, mbrëmë në orën 18:30 u mbajt takimi i caktuar i Nismës për një njësi zgjedhore me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, i cili u përgjigj pozitivisht ndaj kërkesës së tyre për bisedime rreth ndryshimit të modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore.

Në takim, siç njoftojnë nga shërbimi kuvendar për shtyp, të pranishëm ishin të gjithë deputetët e kësaj nisme, ndërsa nga LSDM ishte e pranishme dhe zëvendëskryeministrja Radmilla Sheqerinska dhe anëtarja e kryesisë së LSDM-së, Renata Deskoska, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pas shfaqjes së argumenteve për nevojën e ndryshimit të modelit zgjedhor, përfaqësuesit e LSDM-së dhanë përkrahjen për reforma në sistemin zgjedhor, si dhe një njësi zgjedhore me lista të hapura, që ishte edhe premtim në zgjedhjet kuvendare.

Sipas tyre është mirë që kjo nismë të hapë debatin publik dhe shpresojnë se do të sigurohet konsensus i gjerë në shoqëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat