Enti Shtetëror për Auditim do të kryejë kontroll në PSP - Bota Sot
Enti Shtetëror për Auditim do të kryejë kontroll në PSP

Maqedonia

Enti Shtetëror për Auditim do të kryejë kontroll në PSP

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 18:06
Enti Shtetëror për Auditim

Enti Shtetëror për Auditim ka hyr në Prokurorit Publik Special. Deri tek auditorët janë dërguar disa letra anonime nga prokurorët dhe stafi që ankohen për mënyrën e shpërndarjes së lëndëve, por edhe të përfitimeve që morën prokurorët. Kontrolli ishte planifikuar tashmë si pjesë e rishikimit tematik për këtë vit, që të kontrollohen të gjitha zyrat e prokurorisë, gjykatat dhe gjyqësori, kështu që nuk ka qenë problem të përfshihet edhe ky kontroll në PSP. Auditorët nuk japin detaje se çfarë konkretisht kërkojnë në Prokurorinë Publike Speciale.

“Tani ne nuk mund të themi se çfarë do të shohim sepse është një përmbledhje tematike me tema të ndryshme. Auditorët tanë vendosin pas analizës fillestare. Do t’i shikojmë burimet njerëzore diku, diku pjesën financiare, diku ndarjen e lëndëve. Dhe le të shohim kapacitetet e gjyqësorit, drejtësisë, prokurorisë dhe Avokatit të Popullit”, theksoi Naser Ademi, zëvendës Auditor i Shtetit.

Auditorët këto ditë me letër do të paraqiten në PSP, si dhe në të gjitha prokuroritë e tjera, por janë të përmbajtur për atë se kush i pret atje, duke pasur parasysh që institucioni ka mbetur pa prokurorë dhe pa një shef.

“Nuk do të doja të paragjykoja tani. Ne do të paraqitemi në PSP në të njëjtën mënyrë siç ofron metodologjia jonë. Unë besoj se autoritetet kompetenten marrin masa dhe aktivitete të tilla si kjo, kur Enti Shtetëror për Auditim është e nevojshme të kryej veprime të caktuara në vetë prokurori”, tha Cveta Ristovska ndihmës drejtore e Entit për Auditim.

Auditorët kanë certifikata për të punuar me dokumentet të klasifikuara si sekret shtetëror, kështu që nuk do të jetë problem që ata të inspektojnë PSP-në.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...