“Boki 13” është rikthyer në paraburgim - Bota Sot
“Boki 13” është rikthyer në paraburgim

Maqedonia

“Boki 13” është rikthyer në paraburgim

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 18:15
“Boki 13”

Bojan Jovanovski (Boki 13) është kthyer në paraburgim në burgun e Shuto Orizares, pasi sot i ra të fikët gjatë dhënies së dëshmisë në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për rastin “Haraçi”, në të cilësinë e të dyshuarit.

Drejtori i burgut, Esad Rahiq konfirmo për AIM-në se Jovanovski është kthyer në paraburgim pas dhënise së ndihmës mjekësore në spitalin “8 Shtatori”.

Bojan Jovanovski sot në pasdite me anë të të ndihmës së shpejtë u largua nga Prokuroria.

Avokati i tij, Sasho Dukovski, tha se Jovanovski nuk ishte në vetëdije.

“Ka ndodhur një skenë e çuditshme këto 40-50 ditët e fundit, domethënë që kur është paraburgosur. Filloi të vjella dhe t’i bie të fikës. U thirr një ambulancë dhe u dërgua për trajtim të mëtejshëm, nuk e di në cilin spital klinik ndoshta në 8 Shtatori”, tha Dukovski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...