Grupi i pavarur i OBRM-PDUKM-së falënderon Holandën për vendimin pozitiv - Bota Sot
Grupi i pavarur i OBRM-PDUKM-së falënderon Holandën për vendimin pozitiv

Maqedonia

Grupi i pavarur i OBRM-PDUKM-së falënderon Holandën për vendimin pozitiv

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 10:33
Grupi i pavarur i deputetëve të OBRM-PDUKM-së

Grupi i pavarur i deputetëve të OBRM-PDUKM-së nëpërmjet një njoftimi falëneroi Holandën për vendimin e djeshëm pozitiv për nisjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

“Me interes të madhe e përcollëm debatin në Parlamentin tuaj dhe mesazhet e mira i vlerësojmë shumë. Jemi të vetëdijshëm se edhe më tej do të investojmë në zhvillimin e shtetit tonë në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, thuhet një njoftimin e grupit të pavarur të deputetëve.

Ata rikujtojnë se sundimi i së drejtë mbetet prioritet i Maqedonisë së Veriut dhe se presin mbështetjen e mëtutjeshme të Holandës.

“Praktikat e mira në Holandë, që është një ndër udhëheqësit botërorë sa i përket kësaj çështje, do të në duhen”, thuhet në njoftim duke falënderuar edhe një herë për mbështetjen dhe se pritet bashkëpunim i frytshëm në periudhën e ardhshme./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...