Joveski: Ka persona të interesuar për bashkëpunim me organet në rastin ‘Haraçi’

Maqedonia

Joveski: Ka persona të interesuar për bashkëpunim me organet në rastin ‘Haraçi’

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 13:14
Ljubomir Joveski

Prokurori Publik, Ljubomir Joveski tha se ka persona të interesuar për bashkëpunim me organet shtetërore në lëndën ‘Haraçi’.

“Deri në këtë moment marrëveshje nuk është arritur”, tha Joveski duke vërtetuar se ka persona të interesuar.

Rasti ‘Haraçi’, Prokuroria e ngriti kundër Bojan Jovanovskit dhe Zoran Milevskit, më pastaj hetimi u zgjerua dhe përfshiu Katica Janevën. Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, dyshohen për ndikime në gjyqësi, ndërsa njëri prej tyre dyshohet edhe për larje parash.

Sipas Prokurorisë, në periudhën nga prilli i vitit 2018 deri në prill të vitit 2019 ata kanë kërkuar haraç nga biznesmenë që të lehtësohet procedura gjyqësore kundër tij. Ata kanë kërkuar tetë milionë euro.

Jovanovski dhe Janeva janë në paraburgim në burgun e Shkupit, ndërsa Zoran Milevski ndodhet në paraburgim shtëpiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat