Zaevi thirret për të dëshmuar për rastin “Shënjestra-Fortesa”

Maqedonia

Zaevi thirret për të dëshmuar për rastin “Shënjestra-Fortesa”

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 17:38
Zoran Zaev

Kryeministri, Zoran Zaev, me kërkesë të Prokurorisë në seancën e radhës për rastin “Shënjestra-Fortesa” më 24 tetor është thirrur për të dëshmuar, i i cili duhet t’i jap informacion rreth përgjimeve të paligjshme.

Sot për këtë rast dëshmoi Zoran Verushevski, një ish-oficer i inteligjencës dhe këshilltari aktual i Zaevit, duke theksuar se të tre të arratisurit, Nikolla Gruevski, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkoski janë kyçë për këtë proces.

Verushevski: Gruevski kishte dëshirë patologjike që me çdo kusht ta mbajë pushtetin

“Dokumentacioni bazë, qëllimi dhe struktura e saj e plotë ishte në duart e njerëzve që tani janë në arrati në Greqi dhe Hungari”, tha Verushevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat