OBRM-PDUKM: Varfëria, korrupsioni dhe padrejtësia nuk janë dhe nuk mund të jenë rruga e duhur për Maqedoninë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Varfëria, korrupsioni dhe padrejtësia nuk janë dhe nuk mund të jenë rruga e duhur për Maqedoninë

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 11:23
OBRM-PDUKM

Nëse në të kaluarën zgjidhja e problemit që Greqia kishte me emrin tonë ishte arsyeja e vetme për të mos marrë një datë për negociata, tani krimi i Zaevit dhe qeveria e tij bëhen problem, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga opozita theksojnë se varfëria, korrupsioni dhe padrejtësia nuk janë dhe nuk mund të jenë rruga e duhur për Maqedoninë.

“Për tre vjet e kemi ndjerë ‘shpërthimin’ por nuk ka zgjidhje për problemet. Qytetari e Maqedonisë nuk mund të jetojë thjesht një jetë ‘vullneti’. Varfëria dhe politikat katastrofike të Zaevit janë mënyra e vetme për të shkatërruar shtetin”, thuhet në deklaratë.

Nga partia opozitare shtojnë se qytetarët përballen me mijëra probleme që askush nuk mund t’i zgjidhë dhe se rruga për në Evropë nuk shkon krah për krah me skandalet korruptive të qeverisë, neglizhencën dhe reformat e dështuara./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat