Roth: Qëndrimi i Berlinit është i qartë, mbështesim negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Maqedonia

Roth: Qëndrimi i Berlinit është i qartë, mbështesim negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 10:10
Mihael Roth

“Pozita e Gjermanisë është e qartë e kristaltë. Ne e mbështesim fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë”.

Këtë e tha sot ministri shtetëror për Evropën me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Roth.

“Kjo pozitë e jona është në bazë të votimit të Bundestagut gjerman. Bashkimi Evropian ndërmori obligime për paqe, stabilitet, demokraci dhe pajtim në Ballkanin Perëndimor, ndërsa kjo do të thotë se duhet t’i plotësojë premtimet e veta”, theksoi Rot para takimit të sotëm të Këshillit të ministrave të BE-së në Luksemburg në të cilin do të debatohet për fillimin e negociatave inkuadruese me Shkupin dhe Tiranën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat