Dimitrov në Bruksel: Shpresojmë se liderët evropianë do të arrijnë konsensus

Maqedonia

Dimitrov në Bruksel: Shpresojmë se liderët evropianë do të arrijnë konsensus

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 18:25
Nikolla Dimitrov

Mirëkuptim të plotë për pritjet tona dhe aspiratat evropiane dhe shprehje të shpresës se liderët evropianë megjithatë do të arrijnë konsensus rreth vendimit të merituar për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, ishin shprehur në takimet ndaj shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov sot në Bruksel i realizoi me disa deputetë evropianë.

Dimitrov sot pati takime të ndara me eurodeputetin të EPP-së Mihael Galer, eurodeputetin nga Holanda të SD Kati Piri dhe Dubravka Shuica, eurodeputete e EPP-së.

Siç njoftojnë nga MPJ, në këto takime janë shkëmbyer mendime për hapat e ardhshëm, si dhe për implikimet në rast të mosmarrjes së vendimit në vend, me gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për vetë besueshmërinë dhe perspektivën e premtuar evropiane.

Dimitrov pasdite u bashkëngjitet aktiviteteve të programit të kryeministrit Zoran Zaev – takime me eurokomisarin për zgjerim Johannes Hahn, kryetarin e Parlamentit Evropian Davis Maria Sasoli, si dhe me kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat