Timermans: Arritjet e Maqedonisë së Veriut duhet të respektohen me vendimin për nisjen e negociatave

Maqedonia

Timermans: Arritjet e Maqedonisë së Veriut duhet të respektohen me vendimin për nisjen e negociatave

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 13:15
Pamje nga takimi

“Bashkimi Evropian duhet ta bëjë hapin vendimtar dhe të vendos për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe ky të jetë mesazh i fuqishëm për vendet tjera të rajonit, se vendimet e rëndësishme dhe të përgjegjshme janë investim për të ardhmen”.

Ky është qëndrimi i nënkryetarit të Komisionit Evropian Frans Timermans dhe kryeministrit Zoran Zaev, të cilët sot në Bruksel kanë realizuar takim.

Nënkryetari i Komisionit Evropian ka thënë se politikat dhe arritjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut janë për respekt dhe se kanë mbështetje të fuqishme nga institucionet evropiane.

Ndërsa Zaev ka theksuar se shtyrja e vendimit për nisjen e negociatave, do t’u jep hapësirë për ndikim palëve të treta, të cilat sipas tij, nuk i kanë prioritet vlerat demokratike.

“Vendimi pozitiv i liderëve evropian për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut është përgjigje logjike për njohjen e mesazheve të deritanishme dhe nxitje e fuqishme për vazhdimësi në reforma, në drejtim të arritjes së standardeve evropiane”, ka thënë Zaev.

Ndryshe, pritet që sot dhe nesër liderët e vendeve të BE-së të sjellin vendim nëse do t’i nisin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat