Nuk ka vendim për datë, BE do t’i kthehet zgjerimit në pranverë

Maqedonia

Nuk ka vendim për datë, BE do t’i kthehet zgjerimit në pranverë

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Përfundimi i vetëm nga Samiti i BE-së i cili mbaron sot është se “Këshilli i Evropës do t’i kthehet çështjes së zgjerimit para Samitit të Zagrebit”.

Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, në konferencë për shtyp tha se BE-ja do t’i kthehet çështjes së zgjerimit deri në maj të vitit 2020, para Samitit të Zagrebit, pasi këtë herë vendet anëtare nuk arritën marrëveshje për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Reshje të mëdha, por jo të shiut, rënie por jo të temperaturave! Rezervo çadrën, REGJISTROHU!

E SPONSORUARREGJISTROHU

“Ne kemi investuar shumë, kemi premtuar gjithashtu, dhe nëse duam të respektohemi në botë duhet të mbajmë premtimet. Nuk kam dyshim se kjo është vetëm një krizë e përkohshme dhe jo fundi i procesit të zgjerimit. Shumica e madhe ishin për dhënie të datës dhe besoj se do të gjejmë një zgjidhje përpara Samitit të majit 2020”, tha Tusk.

Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se ndjen keqardhje që BE nuk arriti konsensus për të nisur negociatat me këto dy vende, ndërsa shtoi se kundër kanë qenë Franca, Danimarka dhe Holanda.

Ajo tha se për zgjerimin e BE-së do të diskutojnë gjatë kryesimit të Kroacisë me Unionin, i cili do të jetë në gjysmën e parë të vitit 2020.

Deri atëherë pritet të arrijë propozimi francez për reforma në procesin negociues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat