Ahmeti: Rruga drejt Bashkimit Evropian duhet të vijojë për vetën tonë

Maqedonia

Ahmeti: Rruga drejt Bashkimit Evropian duhet të vijojë për vetën tonë

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 19:29
Ali Ahmeti

Rruga jonë e shtruar dhe e dëshiruar drejt NATO-së tashmë po jetësohet dhe është realitet. Bashkimi i premtuar me komunitetin euroamerikan po ndodh, shkruan lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në rrjetin social Facebook.

“Rruga drejt Bashkimit Evropian duhet të vijojë për vetën tonë, për qytetarët tanë sepse ne përfitojmë nga përafrimi i standardeve tona me ato të vendeve anëtare”, shkruan Ahmeti.

Ai shton se kjo rrugë është shtruar me veprimet tona të guximshme dhe vizionare andaj dhe duhet të vijojë pa asnjë ndalesë, pa asnjë pengesë, pa asnjë pendesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat