Syriza: Ngjarjet në Maqedoninë e Veriut e vërtetojnë papërgjegjësinë e liderëve evropianë

Maqedonia

Syriza: Ngjarjet në Maqedoninë e Veriut e vërtetojnë papërgjegjësinë e liderëve evropianë

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare greke ‘Syriza’ të Alexis Tsipras thuhet se “ngarjet në Maqedoninë e Veriut vërtetojnë papërgjegjësinë e liderëve evropiane dhe mungesën e kredibilitetit të BE-së”.

“Ngjarjet në Maqedoninë e Veriut e vërtetojnë papërgjegjësinë e liderëve evropiane dhe mungesën e kredibilitetit të BE-së. Pas refuzimit të nisjes së bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, disa në Greqi, që flisnin për marrëveshje të dëmshme, së shpejti do të luten nëse partia e tyre simotër OBRM-PDUKM të mos rrezikojë Marrëveshjen e Prespës”, thuhet në njoftimin e Syrizës.

Me kumtesë doli edhe ‘Zgjidhja greke’, parti e vogël e djathtë që është pjesë e Kuvendit grek, ku thuhet se pas deklaratës së Zaev dhe vetos së Francës, dalin disa konkluzione si: “Syriza dhe Demokracia e re hoqën dorë nga emri Maqedoni, ndërsa BE ruajti nderi”, dhe se marrëveshja e Prespës po shpërbëhet.

Nga kjo parti kërkojnë që ta mbahet takim liderësh në Greqi rreth Marrëveshjes së Prespës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat