Mickoski riemërton koalicionin

Maqedonia

Mickoski riemërton koalicionin

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 21:59
Hristijan Mickoski

OBRM-PDUKM sot në selinë e partisë mbajti takim me partitë e koalicionit

Në takim, udhëheqësia i informoi për marrëveshjen e djeshme me qeverinë për zgjedhjet e parakohshme më 12 Prill. Kryetari i partisë Mickoski pas takimit tha se ata kishin ndryshuar emrin e koalicionit.

“I njoftova partnerët për takimin e djeshëm të liderëve me Presidentin Pendarovski dhe zgjedhjet e parakohshme. Unë sugjerova që Koalicioni për Maqedoni më të Mirë të riemërtohej në Koalicion për Rindërtim të Maqedonisë dhe ajo u pranua unanimisht. Maqedonisë i duhet rindërtimi”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat