Bilall Kasami tregon gabimin e tij më të madh në politik

Maqedonia

Bilall Kasami tregon gabimin e tij më të madh në politik

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 20:37
Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes Besa në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ka folur rreth zhvillimeve politike në vend, partinë që ai e drejton, si dhe angazhimin e tij si profesor në të kaluarën.

I pyetur për gabimin më të madh në politik, ai vlerësoi se kjo ka qenë mosvendosja e standardit të vlerësimeve të personave gjatë themelimit të Lëvizjes Besa.

“Jemi njerëz dhe bëjmë gabime, ata sidomos ndodhin gjatë përzgjedhjes së shokëve dhe bashkudhëtarëve në një mision politik. Dhe atë me të cilën u ballafaqua Lëvizja Besa ishte situatë delikate për votuesit, pasi dolëm me koncept që mbështetej me pastërti morale të politikanit”.

“Ajo që na ndodhi neve, ishte që shokët më të afërt vetëm nga lakmia për të qenë pjesë e pushtetit na tradhtuan. Dhe vlerësoj se ndoshta ishte gabim që nuk kishte mekanizëm për vlerësimin e njerëzve”, tha mes tjerash Kasami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat