Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 08:06
Ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell, por i ftohtë. Për shkak të ndikimit të rrymave jugore dhe jugperëndimore do të ketë rënie të temperaturave.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 1 deri 9 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 15 deri 22 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me vranësira dhe në disa vende do të ketë reshje të shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat