Shkup, seanca gjyqësore për rastet “Titanik” dhe “TNT”

Maqedonia

Shkup, seanca gjyqësore për rastet “Titanik” dhe “TNT”

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja gjyqësore për lëndët “Titanik” dhe “TNT”, të cilat nga PSP-ja i ka ndërmarrë në kompetencë dhe veprim të mëtutjeshëm Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut.

Rasti “Titanik” gjendet në procedurë dëshmuese dhe e zhvillon gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lile Stefanova. Në seancën e fundit u morë në pyetje dëshmitarja Jadranka Galevska, ish-shefe e Sektorit për punë juridike.

Përveç ish-kryeministrit Gruevski në rastin “Titanik” janë të akuzuar edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen për bashkim kriminel, shkelje të së drejtës votuese, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

Lëndën “TNT” e zhvillon gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burim Rustemi.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe merren në pyetje dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja,

Në lëndën “TNT”, e cila ka të bëjë me rrëzimin e kompleksit afarist-banesor “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski, mes të akuzuarve janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, si dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë bërë vepër penale nga urrejtja politike me rrëzimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat