OBRM-PDUKM: Qeveria ka ndaluar ndërtimin e rrugës Kërçovë-Ohër

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeveria ka ndaluar ndërtimin e rrugës Kërçovë-Ohër

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 10:03
OBRM-PDUKM

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM-në thonë se që tri vite LSDM në pushtet nuk ka arritur të ndërtojë rrugën Kërçovë-Ohër.

“Bllagoja Boçvarovski pas tri viteve ka pranuar se Zoran Zaev dhe LSDM kanë gënjyer se është gabuar plani urbanistik.

Për tre vjet, qeveria e LSDM-së ka pezulluar ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër në mënyrë që ata të mund të përfundojnë anekset e reja të kontratës së rëndë prej 180 milion euro. Ndërtimi i kësaj autostrade ka ngelur në vend. Siç ishte lënë nën qeverinë e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, kështu është edhe tani”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se Zoran Zaev nëpërmes shpërndarjes së lajmeve të rrejshme ka manipuluar opinionin se plani urbanistik të rrugës Kërçovë Ohër është gabuar.

Nga atje është koha që tu thuhet fund gënjeshtrave të Zoran Zaevit dhe qeverisë së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat