Dimitrov dhe Maas bisedojnë për europerspektivën e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Dimitrov dhe Maas bisedojnë për europerspektivën e Maqedonisë së Veriut

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 16:53
Nikolla Dimitrov dhe Heiko Maas

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, gjatë bisedimeve është biseduar për pritjet dhe perspektivat e Maqedonisë së Veriut pas vendimit të Këshillit Evropian në tetor të këtij viti si.

Dimitrov njoftoi Maasin për ndodhitë e brendshme politike pas 18 tetorit, për zgjedhjet e parakohshme kuvendare në prill të vitit 2020 dhe për zhvillimin e ngjarjeve sa i përket marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ai gjithashtu shprehu falënderime për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë.

Ministri Heiko Maas vërtetoi përkrahjen e fortë të Gjermanisë në procesin e zgjerimit dhe drejt rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu sipas njoftimit të MPJ-së është biseduar për diskutimet aktuale në BE për politikën e zgjerimit dhe propozimet e metodologjisë së re për procesin e zgjerimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat