Osmani: BDI nuk bënë koalicion me parti maqedonase, jemi të hapur për partitë shqiptare

Maqedonia

Osmani: BDI nuk bënë koalicion me parti maqedonase, jemi të hapur për partitë shqiptare

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 20:39
Bujar Osmani

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane dhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani, në një intervistë për “TM Daily” i ka folur rreth jetës së tij politike dhe personale, si dhe partisë në të cilën ai bën pjesë.

I pyetur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat pritet të mbahen më 12 prill, Osmani tha se BDI nuk do të jetë në koalicion parazgjedhor me parti maqedonase.

“Koalicione parazgjedhore me parti maqedonase nuk do të ketë, pasi mendojmë se nuk janë pjekur kushtet për këtë. Ndërsa sa i takon partive shqiptare, kjo është çështje e hapur, por bisedime nuk ka”, tha mes tjerash Osmani.

Ai shtoi se në bazë të anketave të fundit, BDI është e para dhe nëse bashkohen të gjitha partitë shqiptare nuk mund ta fitojnë BDI-në.

Osmani ju bëri thirrje partive shqiptare që të bashkohen dhe në zgjedhje parlamentare të dalin me dy lista.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat