Një shtetas i Maqedonisë rrotullohet me kamion në Serbi

Maqedonia

Një shtetas i Maqedonisë rrotullohet me kamion në Serbi

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 13:48
Ilustrim

Një 38-vjeçar shtetas i Maqedonisë është rrotulluar me kamion në Serbi.

Në rrugën Aleksinaç-Nish në drejtim të Beogradit, është rrotulluar një kamion me targa të Maqedonisë.

Aksidenti në komunikacion ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 08:30 tek fshati Katun. Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Policia dhe ndihma e shpejtë janë në terren, por nuk dihen dëmet materiale dhe se a është i lënduar shoferi.

Komunikacioni për në Beograd është ndalur plotësisht derisa të largohet kamioni, pasi ka bllokuar të tre korsitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat