“Non-paper” francez para ministrave të BE-së

Maqedonia

“Non-paper” francez para ministrave të BE-së

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 09:02
Foto

Ministrat për Punë të Jashtëm dhe Punë Evropiane të BE-së do të kthehen sot për herë të parë që nga bllokada franceze në tetor për çështjen e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor dhe negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Këshilli për Çështje të Përgjithshme i cili mbahet sot nuk parashikon ndonjë përfundim konkret, por thjesht një shkëmbim mendimesh midis shteteve anëtare dhe një përpjekje për të dalë nga qor-sokaku pasi që Parisi bllokoi negociatat me Maqedoninë e Veriut me pretekstin se më parë ishte e nevojshme reforma e procesit të negociatave.

Diskutimi do të përfshijë gjithashtu propozimet e fundit të Francës (non-paper) për një proces negocimi më politik, më të besueshëm dhe gradual. Franca dëshiron që Këshilli i BE-së deri në janar 2020 ti kërkojë zyrtarisht Komisionin Evropian që të fillojë punën për një “metodologji të re”. Në këtë kohë është e pasigurt nëse ky propozim është plotësisht i pranueshëm për vendet që mbështesin zgjerimin, të cilat janë në shumicën e BE, pasi do të marrë një kohë të gjatë për të zhvilluar një metodologji të re, thonë diplomatët nga disa vende anëtare të BE-së.

Komisioni Evropian deri më tani nuk ka komentuar propozimet franceze, sepse ato nuk janë të autorizuara, tha një zëdhënës i institucionit disa ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat