Vilma Ruskovska nëpërmes një letre sqaron porosinë të cilën e ka dërguar deri tek gjyqtarët e Apelit

Maqedonia

Vilma Ruskovska nëpërmes një letre sqaron porosinë të cilën e ka dërguar deri tek gjyqtarët e Apelit

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 16:49
Vilma Ruskovska

Prokurorja nga PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska dërgoi një sqarim me shkrim për mesazhin e saj SMS i cili është bërë temë kryesore gjatë këtyre ditëve.

Ruskovska sot i dërgoi një letër deri tek Prokuroria Themelore Publike dhe Këshillit i Prokurorëve Publikë në lidhje me mesazhin SMS e cila bëri bujë të madhe në rrethe gjyqësore, ndërsa e cila ishte dërguar deti tek një nga tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, e cila vendosi që ta lëshojë në arrest shtëpiak ish-prokuroren speciale, Katica Janeva e dyshuar për rastin “Haraçi”.

Anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë besojnë se nuk janë kompetentë për të vlerësuar rastin me SMS porosinë kërcënuese që prokurorja Ruskovska i dërgoi Jani Niça, një prej gjyqtarëve që vendosi të lirojë ish-prokurorin speciale, Janevën nën arrest shtëpiak.

Mesazhi i Ruskovska se ajo do të hapte hetim financiar kundër gjyqtarëve që vendosën që Janeva të lëshohet në arrest shtëpiak, iu dërgua gjykatësit Jani Niça. Pasi gjyqtarët e bënë publik përmbajtjen, ata akuzuan Ruskovskën për ndërhyrje në punën e tyre, gjegjësisht bën presion dhe prish imazhin e gjyqtarëve.

Më herët, Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, vlerësoi se SMS porosia e famshme të prokurores e cila e dërgoi deri tek një anëtarë i Këshillit Penal të Gjykatës së Apelit në thelb është e qartë, pa dallim se në çfarë mënyre është shkruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat