Spasovski: Përgatitëm ekipe që do të shkojnë në Shqipëri

Maqedonia

Spasovski: Përgatitëm ekipe që do të shkojnë në Shqipëri

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 14:39
Oliver Spasovski

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, në një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Sander Lleshaj këtë mëngjes, shprehu ngushëllimet e tij për viktimat dhe të lënduarit nga tërmeti dhe u ofroi ndihmë për ballafaqimin me pasojat.

“Këtë mëngjes pata një bisedë telefonike me kolegun tim shqiptar Sander Lleshaj, i shpreha ngushëllimet e mia të vdekurve dhe ofrova ndihmë në ballafaqimin me pasojat nga fatkeqësia.

Në koordinim me drejtorin e Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Adnan Xhaferovski ndërmarrëm aksione dhe përgatitëm ekipe që të nisen për në Shqipëri”, shkruan Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat