Komandanti Vladimir Simonovski nga Durrësi, deklaroi se ekipet zjarrfikëse të Bashkisë së Shkupit gjenden në Durrës.
“Jemi në pikën kritike, me ekipe nga Turqia po përpiqemi t’i heqin tre dyshemetë që janë rrëzuar. Duket se ka tre apo katër fëmijë nën rrënojat”, tha Simonovski.
DMSH e Maqedonisë dërgon 41 persona dhe 11 automjete në Shqipëri
Ndryshe, më herët Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim nisi 41 persona dhe 11 automjet në Shqipëri për të ndihmuar popullatën e prekur nga Tërmeti.