Zaev për vizitë në Podgoricë - Bota Sot
Zaev për vizitë në Podgoricë

Maqedonia

Zaev për vizitë në Podgoricë

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 13:19
Zoran Zaev

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Podgoricë, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.

Është paraparë që në mëngjes, kryeministri Zaev të realizojë takim bilateral me kolegun e tij, kryeministrin malazez, Dushko Markoviq.

Kryeministri Zaev është ftuar të marrë pjesë edhe në Kongresin e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Malit të Zi, ku do të ketë fjalim të shkurtër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat