Qanije Selimi tregon rreth themelimit të qendrës për fëmijë “Rea”

Maqedonia

Qanije Selimi tregon rreth themelimit të qendrës për fëmijë “Rea”

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 20:52
Qanije Selimi

Menaxherja e qendrës për fëmijët parashkollorë “Rea”, Qanije Selimi, ka qenë e ftuar në emisionin “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ku ka folur për themelimin e qendrës, si dhe mundësitë e grave për të bërë biznes.

E pyetur fillimin e qendrës “Rea”, ajo tha se ideja për këtë është realizuar pasi ajo është bërë nënë.

“Ideja e themelimit të qendrës tonë lindi në vitin 2008, por u realizua atëherë kur unë vërtetë e ndjeva se në qytetin tonë mungonte një qendër edukative private. Vendosa ta hapi këtë qendër atëherë kur vetë u bëra nënë dhe mendova se ishte momenti i duhur të veproj”, tha Qanije Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat