Me ligjin e ri, Joveski do të zgjidh çështjen e prokurorëve të PSP-së - Bota Sot
Me ligjin e ri, Joveski do të zgjidh çështjen e prokurorëve të PSP-së

Maqedonia

Me ligjin e ri, Joveski do të zgjidh çështjen e prokurorëve të PSP-së

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 12:19
Ljubomir Joveski

Më 11 dhjetor, në rend dite përpara deputetëve në Kuvend është propozim-ligji për shërbimin prokurorial, sipas të cilit mes tjerash propozohet që për të gjitha urdhrat e parave dhe rrogat, por edhe detyrat e punës për të punësuarit në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) të kujdeset prokurori shtetëror, Ljubomir Joveski.

Në propozim është theksuar se të gjithë që më herët kanë qenë të punësuar në Prokurorinë Themelore Publike të kthehen në vendet e vjetra të punës, ndërkaq për të tjerët do të bëhet sistematizim.

“Për të gjitha çështjet në lidhje me marrëdhënien e punës së zyrtarëve prokurorial dhe personave të punësuar në Prokurorinë Speciale Publike të cilët kryejnë punë teknike ose ndihmëse vendos prokuror shtetëror, nëse nuk ka kryeprokuror të PSP-së”, thuhet në propozim-ligjin.

Njëkohësisht, propozohet që prokurori shtetëror të ketë kompetenca edhe ndaj hetuesve të cilët PSP i ka marrë nga MPB dhe nga Policia Financiare, ndërkaq në të ardhmen do të punojnë në rastet që do t’i hapë PTHP.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat