Spasovski: Prokuroria nuk kishte guxim të caktojë paraburgime për incidentin që ndodhi në ‘Alexander Palace’

Maqedonia

Spasovski: Prokuroria nuk kishte guxim të caktojë paraburgime për incidentin që ndodhi në ‘Alexander Palace’

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 16:23
Oliver Spasaovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasaovski tha se “MPB në mënyrë intensive punon në zbardhjen e rastit që ndodhi në ‘Alexander Palace’.

Ai shprehu zhgënjim ndaj prokurorisë për shkak se, siç tha Spasovski, s’ka pasur guxim që të përcaktojë paraburgime për të dyshuarit.

“Punohet në hetimin e incidentit në hotelin ‘Alexander Palace’. Për këtë incident, kishim edhe disa të arrestuar që kërcënonin me jetë policët. Më vjen keq që Prokuroria s’kishte guxim të paraburgosë”, tha Spasovski.

Ai shtoi se Ministria e Punëve të Brendshme po punon për të zbardhur rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat