Orka Holding: Inspektorët vërtetuan se nuk ka asgjë diskutabile

Maqedonia

Orka Holding: Inspektorët vërtetuan se nuk ka asgjë diskutabile

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Nga kompania ‘Orka Holding’ demantojnë informacionet e sotme për aksionin policor në firmën ‘Mont’ e që ndërlidhet me Orce Kamçev.

Nëpërmjet një njoftimi nga kompania thonë se nuk bëhet fjalë për aksion policorë, por për kontroll nga dy inspektorë të MPB, të cilëve u është dorëzuar dokumentacioni i nevojshëm. Ata, siç thonë, kanë vërtetuar se nuk ka asgjë diskutabile në punën e kompanisë.

Burime të hetimit, më herët njoftuan se në kontroll janë firmat ‘Mont’ dhe ‘Poliestred’dhe një firmë spanjolle e që ka të bëjë me një borxh prej rreth 400.000 euro për financimin e fushatës së OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet presidenciale në maj të këtij viti.

Nga ‘Orka Holding; demantojnë se kanë qenë të përfshirë në fushatën presidenciale dhe se nuk kanë asnjë lidhje me kompaninë ‘Poliesterdej’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat