60 për qind e proceseve gjyqësore shtyhen

Maqedonia

60 për qind e proceseve gjyqësore shtyhen

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Mbi 60% e gjykimeve për lëndë që kanë të bëjnë me krim të organizuar dhe korrupsion janë shtyrë. Këtë e tregoi analiza e Koalicionit “ Të gjithë për gjykim të drejtë”, për seancat ku ata kanë qenë prezent.

Arsyeja më e shpeshtë për shtyrjen e seancave gjyqësore është mosprezenca e personave të akuzuar në seanca ose mungesa e avokatëve të tyre, por nuk do e përjashtoj edhe mungesën e prokurorëve si palë ne proceset gjyqësore”-pohoi Natali Petrovska, Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Sipas njohësve të situatave, pas shtyrjeve të këtilla të disa seancave shpenzimet e vetë procesit janë më të mëdha, opinioni e humb besimin në sistemin gjyqësor, ulet efikasiteti dhe efektiviteti i proceseve gjyqësore, ndërsa lënda mundet edhe të vjetërsohet”.

Tashmë e dimë se pasi të kalojë një kohë më e gjatë dhe dënimet nuk janë më efikase ose zgjidhja e veprave të caktuara penale që kanë ndodhur shumë më herët. Në këtë drejtim është edhe vjetërsimi i veprave penale…”-tha Darko Avramovski, ekspert juridik i Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Gjykatësi nga Gjykata themelore e Velesit, Gabriella Gajdova, vlerëson se patjetër të merren parasysh arsyetimet në kërkesat e të akuzuarve për shtyrjen e seancave pasi ata e kanë atë të drejtë.

Një nga mundësitë është nëse mungesat janë të paarsyeshme apo nëse gjykata konstaton se po keqpërdoret e drejta për zvarritjen e procesit, sipas ligjit për procedurë penale avokati mund të sanksionohet, por gjithashtu mund të dënohet edhe prokurori”-pohoi Gabriella Gajdova, gjykatëse e Gjykatës themelore në Veles.

Analiza e Koalicionit tregon edhe atë se shtyrja e seancave gjyqësore për shkak të mungesës së prokurorit ka ndodhur më rrallë derisa ka ekzistuar Prokuroria speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat