Elezi: Qytetarët mund të përfitojnë deri në 20.830 euro subvencion përmes projektit ‘Blej shtëpi, blej banesë’ - Bota Sot
Elezi: Qytetarët mund të përfitojnë deri në 20.830 euro subvencion përmes projektit ‘Blej shtëpi, blej banesë’

Maqedonia

Elezi: Qytetarët mund të përfitojnë deri në 20.830 euro subvencion përmes projektit ‘Blej shtëpi, blej banesë’

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 19:48
Shiret Elezi

Qytetarët mund të përfitojnë deri në 20.830 euro subvencione përmes projektit “Blej shtëpi, blej banesë’.

Sipas zëvendëskryeministres së Financave, Shiret Elezi me modelet e reja, projekti ka si synim qytetarët e rinj dhe më në moshë, qofshin të martuar apo jo, të gjithë qytetarët që dëshirojnë të aplikojnë për projektin mund të informohen në Panairin e organizuar nga Ministria e Financave, Bankat vendore dhe Kompanitë e ndërtimit që po mbahet në City Mall në Shkup.

“Secili njeri meriton të ketë një shtëpi ndërsa përmes projektit “Blej shtëpi, blej banesë” dhe subvencionet në kredi për shtëpi, shteti ofron mbështetje kur është më e nevojshme, pra në fillim të formimit të familjes. Projekti “Blej shtëpi, blej banesë” ka kushte dukshëm më të mira këtë vit, e që më e rëndësishmja është norma e interesit për projektin që është ulur në 2.9% për tre vitet e para dhe në 3.9% për vitin e katërt dhe të pestë. Këto janë ndër kushtet më të favorshme për momentin në treg. Vetëm mbi këtë bazë, qytetarët kursejnë 1.300 euro interes. Koncepti është zhvilluar me modele të shumta për blerjen e një apartamenti ose shtëpie, për të rinjtë por edhe për qytetarët tjerë, që me të vërtetë të kenë një shtrirje të gjerë dhe të synojnë të gjithë ata që me të vërtetë kanë nevojë për mbështetje për të arritur të sigurojnë një ambient të ngrohtë si është shtëpia”, thotë kështu Elezi.

Ndërkohë që Shoqata e Bankave në vend, nga të cilat 8 banka anëtare janë pjesë e projektit “Blej shtëpi, blej banesë ” theksojnë se mirëpresin kushtet e reja për projektin dhe normat e reja të interesit, të cilat së bashku me subvencionet shtetërore e bëjnë projektin ende më tërheqës.

“Shembull, në modelin e ri “Blej shtëpi, blej banesë” për klientët deri në 35 vjet me norma të reja interesi dhe një subvencion 70% në këst për 5 vitet e para, të cilit i jep shteti një kredi prej 50.000 euro për shtëpi me një afat shlyerje për 30 vjet, përfitimi nga pagesa për klientin në periudhën e ripagimit është si marrja e një kredie për shtëpi me 0.5% normë fikse të interesit për 5 vitet e para. Në këtë epokë kur njerëzit dëshirojnë pavarësi kjo është një mundësi e shkëlqyer për të përmbushur dëshirën e tyre”, ka thënë kështu Milena Percinkova, Sekretare ekzekutive e Shoqatës së Bankave.

Ndërsa nga Dhoma e ndërtimtarisë pranë Shoqatës së dhomave të tregëtisë deklarojnë se mbështesin projektin që nga fillimi dhe se ky projekt është mbështetje për ndërtimtarinë.

“Që nga fillimi i projektit, mbështesim dhe marrim pjesë në funksionimin e projektit. Me kërkesë të Dhomës së ndërtimtarisë jemi drejtuar deri tek Ministria e financave me qëllim të vazhdimit të shkallës preferenciale të TVSH-së për banesat e reja, arritëm në një mirëkuptim dhe Qeveria zgjati atë deri në 31 dhjetor të vitit 2023. Ky është një nga përfitimet për qytetarët e interesuar”, thotë kështu Ivica Jakimovski, kryetar i Dhomës së ndërtimtarisë pranë Dhomave të tregëtisë.

Projekti “Blej shtëpi, blej banesë” parashikon më shumë modele të reja që kanë kushte të favorshme për të rinjtë deri në 35 vjet, por edhe për qytetarët mbi 35 vjeç. Përmes modelit “Blej shtëpi, blej banesë” për qytetarët deri në 35 vjet, shteti subvencionon 70% të këstit mujor të kredisë brenda 5 viteve ose 70% të interesit dhe subvencioni që mund të merret përmes këtij modeli është deri në 12.000 euro. Për të rinjtë ekziston një model i “Blej shtëpi, blej banesë” ku 100% e interesit të kredisë është subvencionuar ose 11 vjet është subvencioni me këste 60% për tre vitet e para, 50% për pesë vitet e ardhshme dhe 40% për tre vitet në vazhdim. Subvencioni maksimal që mund të merret përmes këtij modeli është 20.830 euro, që është subvencioni më i madh i ofruar përmes këtij projekti.

Qytetarët mbi 35 kanë modele si “Bleni shtëpi, blej banesë për mbi 35”, ku shteti subvencionon 80% të pjesëmarrjes në shtëpi ose 80% të këstit në 5 vitet e para. Subvencioni maksimal që mund të merrni përmes këtij modeli është 13.600 euro. Ka edhe modele që mbështesin për mbindërtim ose renovime në shtëpi. Koncepti është përpunuar që me të vërtetë të ketë një shtrirje të gjerë dhe të synojë të gjithë ata qytetarë të cilët me të vërtetë kanë nevojë për mbështetje për të arritur deri tek shtëpia e tyre.

Një tjetër risi është se një subvencion shtesë një vjeçar prej 30% të këstit parashikohet për secilin fëmijë të porsalindur ose të birësuar në dhjetë vitet e para të përdorimit të kredisë. Kjo masë ka për qëllim rritjen e nivelit të natalitetit në vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat