Ahmeti flet për Ligjin e Gjuhëve dhe dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të BDI-së

Maqedonia

Ahmeti flet për Ligjin e Gjuhëve dhe dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të BDI-së

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 15:35
Ali Ahmeti

 

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot ka folur në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe mendimin e Komisionit të Venecias.

Ai tha se deklarata e Bujar Osmanit për Ligjin për Gjuhët është nxjerrë nga konteksti, duke shtuar se zëdhënësi i tij nuk ka dashur të nxjerrë në pah luftën e 2001.

“Osmani ka thënë se e kaluara nuk duhet të përsëritet. Ndërsa edhe unë them se e kaluara duhet të na shërbejë si moment i hidhur, pasi nëse i kthehemi të kaluarës nuk e dimë të ardhmen”, tha mes tjerash Ahmeti.

Ai u pyet për dorëheqjen nga posti i kryetarit të BDI-së pas anëtarësimit në NATO, ndërsa tha se këto do t’i diskutojë në kongresin e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat