Të punësuarit e sektorit publik të shtunën do të pastrojnë në 20 lokacione në Shkup

Maqedonia

Të punësuarit e sektorit publik të shtunën do të pastrojnë në 20 lokacione në Shkup

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Aksionin për pastrim që do të kryejë sektori publik të shtuën do të zbatohet në 20 lokacione në Shkup.

Siç njoftoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në konferencën e sotme për shtyp tha se në çdo lokacion janë siguruar ekipe të ndërmarrjeve publike të Bashkisë së Shkupit, shërbime të ndryshme dhe mjete që ju ndihmojnë personave që pastrojnë.

Maçevski theksoi se për zbatimin e suksesshëm të këtij aksioni do të jenë kompetent udhëheqësit e institucione, përkatësisht kryeministri, ministrat, kryetarët e komunave dhe drejtorët e institucioneve që do të jenë prezent në lokacionet e pastrimit.

“Aksionin e ndihmon Zyra e Bashkimit Evropian në Shkup dhe ambasadori Samuel Zhbugar”, tha Mançevski i cili tha se krahas pastrimit qëllimi është që të ngritet vetëdija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat