‘HalkBank’ pensionin për pensionistët e saj do ta paguajë më 30 dhjetor

Maqedonia

‘HalkBank’ pensionin për pensionistët e saj do ta paguajë më 30 dhjetor

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Me rastin e festave të Vitit të Ri, ‘Halkbank’ njofton se pensioni i dhjetorit do të paguhet më 30.12.2019 ndaj të gjithë pensionistët që pensionin e tyre e marrin nga Fondi për Sigurim Invalidor dhe Pensional në xhirollogarinë e ‘HalkBank’.

Në këtë mënyrë ‘Halkbank’ dëshiron që pensionistëve t’ua mundësojë që sa më mirë t’i kalojnë festat e fundvitit.

Nga muaji i ardhshëm pagesa e pensionit do të vazhdojë të paguhet me datën 1 të çdo muaji, përkatësisht nëse data 1 është gjatë fundjavës, pagesa do të ndodhë ditën e ardhshme të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat