Ministri teknik Çulev në takim me udhëheqësitë e sindikatave të policisë

Maqedonia

Ministri teknik Çulev në takim me udhëheqësitë e sindikatave të policisë

Më: 9 janar 2020 Në ora: 17:56
Pamje nga takimi

Ministri teknik i MPB-së, Naqe Çulev sot kishte takim me udhëheqësitë e Sindikatës së Policisë të Maqedonisë dhe me Sindikatën e Pavarur të Policisë.

“Ministri Çulev theksoi se është i vetëdijshëm për ankesat e shumta të zyrtarëve policorë në sistematizimin e mëhershëm dhe se do të vendoset mekanizëm për mbrojtje nga shkelja e të drejtave të të punësuarve përmes rritjes së mbikëqyrjes dhe kontrollimit të vendimeve. Në këtë drejtim, ministri Çulev i njoftoi se ka marrë vendim për ndalimin e vendimeve që ende nuk janë dorëzuar. Në takim, u dakordua që përfaqësuesit e sindikatave të dërgojnë informacion për qëndrimet e tyre rreth sistematizimeve të fundit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në takim është biseduar edhe për gjendjen aktual në MPB dhe poashtu, siç thuhet në njoftim, qëllimi i gjithë policëve është që në mënyrë profesionale të kontribuojnë që zgjedhjet të kalojnë sa më mirë dhe të sigurohet proces korrekt dhe demokratik.

“U potencua se çdo shkelje e ligjeve do të dënohet. Në takim u dakordua që të formohet komision për kontrollimin e gjithë akteve juridike të janë dhënë periudhën e fundit në MPB, me pjesëmarrje të sindikatës, që duhet të vërtetojë nëse janë bërë parregullsitë dhe të përgatitet një raport”, njoftuan nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat