Komunikacioni pa pengesa në Maqedoni, borë në Kodrën e Diellit, Strazhë dhe Mavrovë

Maqedonia

Komunikacioni pa pengesa në Maqedoni, borë në Kodrën e Diellit, Strazhë dhe Mavrovë

Më: 11 janar 2020 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pa pengesa me rrugë kryesisht të lagështa ndërsa reshje të shiut ka në Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe Strazhë.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Gjithashtu, nga 15 nëntori 2019, ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore nëpër makina, që do të zgjasë deri më 15 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat