LSDM: Institucionet e vërtetojnë, OBRM-PDUKM është organizatore e dhunës së 27 prillit

Maqedonia

LSDM: Institucionet e vërtetojnë, OBRM-PDUKM është organizatore e dhunës së 27 prillit

Më: 12 janar 2020 Në ora: 10:59
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “nëpër procese institucionale të hapura u vërtetua se OBRM-PDUKM qëndron pas dhunës së të enjtes së përgjakshme”.

“Vendimi i Gjykatës Penale që ta pranojë aktakuzën kundër Trajko Veljanoskit, Mile Janakieskit, Spiro Ristovskit dhe Vlladimir Atanasovit për organizim të dhunës së 27 prillit është vërtetim se OBRM-PDUKM qëndron pas hyrjes në Kuvend” thonë nga LSDM.

Sipas LSDM-së, këto kanë qenë bashkëpunëtorë të Gruevskit dhe sot poashtu janë bashkëpunëtorë të Mickoskit.

“Mickoski jo vetëm që nuk distancohet nga dhunuesit, por ai dhe partia e tij i përkrahin publikisht”, thonë nga LSDM duke shtuar se 27 prilli është fytyra e vërtetë e regjimit dhe e OBRM-PDUKM-sv.

Me vazhdimin e politikave të Gruevskit, thonë nga LSDM, Mickoski dëshmon se në OBRM-PDUKM nuk ofron asgjë përveç dhunës dhe mbrojtjes së krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat