Arsovski: Nepotizmi është dukuri në LSDM

Maqedonia

Arsovski: Nepotizmi është dukuri në LSDM

Më: 12 janar 2020 Në ora: 16:24
Dimçe Arsovski

Në konferencë për shtyp, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski thotë se “nepotizmi është dukuri e LSDM që po zgjerohet më shumë para zgjedhjeve”.

‘Të vetëdijshëm se do t’i humbin zgjedhjet, funksionarët e LSDM si në nivel lokal si në nivel qendror i rehatojnë familjarët e tyre në administratën shtetërore”, tha Arsovski.

Ai tha se OBRM-PDUKM tashmë për të tretën ditë radhazi publikon raste të nepotizmit.

“Zaev premtoi publikisht se të gjithë që kanë shfrytëzuar pozitën dhe ndikimin e tyre për punësime apo avancime të të afërmve në administratë publike do të kudjeset të tërhiqen nga funksionet”, tha Arsovski.

Ai shtoi se përderisa të rinjtë po emigrojnë, LSDM vazhdon të punësojë familje të tëra të funksionarëve të tyre. Arsovski i bëri apel Komisionit Anti-korrupsion të nis rastet e nepotizmit dhe të veprojë sipas procedurave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat