LSDM: Pagat rriten në të gjitha sektorët, kujdesemi për punëtorët

Maqedonia

LSDM: Pagat rriten në të gjitha sektorët, kujdesemi për punëtorët

Më: 14 janar 2020 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thotë se ata kujdesen për qytetarët e vendit, si dhe punojnë për të shtuar buxhetin e familjeve.

Nga kjo parti thonë se politikat e LSDM-së kontribuuan që pagat dukshëm të rriten në të gjitha sektorët.

“Duke filluar nga paga e dhjetorit, punëtorët me të ardhura më të ulëta marrin pagë minimale prej 14.500 denarë që është rritje prej 60 për qind në krahasim me vitin 2017. Qindra të punësuar në sektorin IKT në MPB nga ky muaj marrin paga më të larta për 30%. Të punësuarit në kopshtet e fëmijëve, arsim, kulturë, shëndetësi, armatë, qendrat për politikë sociale kanë të ardhura më të rritura si asnjëherë më parë, më të mëdha se 20%”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, paga më të larta për 16 % marrin mbi 3.000 të punësuar në kopshtet e fëmijëve ose mesatarisht për 3.000 denarë më shumë se më parë.

Ata theksojnë se qytetarët i ndjenjë përfitimet dhe për këtë më 12 prill do të vërtetojnë se rritja e pagave është rruga e vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat