Shkatërrohet dhe digjet një pushimore në Vodno të Shkupit - Bota Sot
Shkatërrohet dhe digjet një pushimore në Vodno të Shkupit

Maqedonia

Shkatërrohet dhe digjet një pushimore në Vodno të Shkupit

Më: 17 janar 2020 Në ora: 18:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Bashkia e Shkupit njofton se autorë të panjohur këto ditë kanë shkatërruar edhe një pushimore në anën jugore në majën e Vodnos.

Gjatë aktit vandal, është rrënuar struktura prej druri dhe më pas e njëjta është thyer dhe djegur.

“Bashkia e Shkupit u bën thirrje qytetarëve që t’i ruajnë dhe të tregohen të përgjegjshëm me pajisjet urbane të vendosura në park-malin Vodno dhe në të gjitha hapësirat tjera publike në qytet”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat