ESHS: Për herë të parë në Maqedoni, në vitin 2019 ka më shumë mortalitet, sesa natalitet

Maqedonia

ESHS: Për herë të parë në Maqedoni, në vitin 2019 ka më shumë mortalitet, sesa natalitet

Më: 19 janar 2020 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Për herë të parë në Maqedoni, në vitin 2019 ka më shumë mortalitet, sesa natalitet. Janë lindur mbi 14 mijë fëmijë, kurse kanë vdekur mbi 15 mijë persona. Numri i fëmijëve të vdekur është 58, por në krahasim me vitin e kaluar, ky numër shënon ulje.

“Numri i lindjeve është 14.622, kurse numri i të vdekurve 15.206 që menjëherë tregon se kemi rritje negative. Kemi 58 fëmijë të vdekur, këto janë foshnjat deri në 11 muaj. Ka rreth 10.237 martesa dhe rreth 1.218 shkurorëzime. Ka rritje të divorceve deri në 40% nga viti 2008 deri në 2018-tën”, deklaroi Dejana Kërstevska nga Enti për Statistikë.

Sipas të dhënave demografike, gratë jetojnë më gjatë se burrat. Jetëgjatësia mesatare e grave është 78 vjet.

“Burrat vdesin në moshën më të re, kurse gratë në moshën më të vjetër. Një tregues i mirë është jetëgjatësia e pritshme, që është tregues demografik. Jetëgjatësia e përgjithshme e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 75.9 vjet, 74 për burrat dhe 78 për gratë. Kjo tregon se gratë jetojnë më gjatë”, shtoi Kërstevska.

Nga ana tjetër, të rinjtë vendosin të martohen në vitet më të vonshme. Nëse në vitin 2008 burrat janë martuar në moshën 26-vjeçare, tani vendosin ta bëjnë këtë hap në moshën 29-vjeçare.

“Për t’u martuar, të rinjtë kërkojnë shumë parakushte. Së pari duan të sigurojnë kushte më të mira shoqëro-ekonomike, gjë që është normale dhe sigurisht se kjo ndikon dhe reflekton. Numrat flasin, kurse komentet janë falas. Këto janë fakte të cilat flasin dhe tregojnë diçka, kurse si do t’i komentojmë është një çështje krejtësisht tjetër”, tha Kërstevska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat